Me 09.03.2019 në ora 11.15 është lajmëruar se në autostradën në ndërtim Miladinovci-Shtip, tek qarkorja në futje për në Shën Nikollë, vetura e tipit ‘Golf’ me targa nga Shkupi, e drejtuar nga G.M.(86) nga Berova, është goditur me shenjat e trafikut, transmeton Almakos.
G.M. është lënduar rëndë dhe është dërguar për mjekim në Spitalin Klinik në Shtip. Kontroll në vendngjarje është kryer nga ana e ekipit të Stacionit Policor në Shën Nikollë dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.