Me 21.07.2020 rreth orës 10.15 në Stacionin Policor në Kavadar është lajmëruar se në fshatin Marena, Kavadar, R.S.(35) nga fshati Rosoman, duke drejtuar një kamion-kiper, është kapur me telat e rrymës ku është shkaktuar një goditje e rymës, ndërsa R.S. ka vdekur në vend, transmeton Almakos.
Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së shpejtë mjekësore. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kavadar.



