24 April
Fëmijët vijojnë të dhunohen dhe t’iu nënshtrohen padrejtësive të shumta. Ambasada e fëmijëve “Megjashi” në 25 vjetorin e themelimit të saj raportoi se vetëm në numrin e tyre SOS janë denoncuar rreth 21.000 raste të shkeljes së të drejtave të fëmijëve.
Varfëria, divorci në mes prindërve, përjashtimi i fëmijëve nga procesi arsimor dhe dhuna në mes fëmijëve moshatarë po mbizotërojnë 3-4 vitet e fundit. Ende nuk kemi raste kur fëmija vetë denoncon rastin sepse nuk ka besim se institucionet mund të zgjidhin problemin – deklaroi Dragi Zmijanac, Ambasada e fëmijëve “Megjashi”.
Përveç fëmijëve nga “Megjashi” thonë se edhe ata përballen me pengesa dhe presione të shumta nga institucionet e vendit në rastet kur denoncojnë shkelje të të drejtave të fëmijëve.
Më kujtohet shumë mirë kur ne publikuam dhe intervenuam nëpër disa media se si disa ministra që ende janë në post kanë bërë keqpërdorim të fëmijëve për qëllime politike, kur përfundoi raundi i parë i zgjedhjeve, në orën 8:30 të hënën te ne kishin dërguar Drejtorinë për të Hyra Publike. “ Më kujtohet një rast tjetër kur erdhën njerëz nga MPB-ja sepse reaguam për një aksion ushtarak kur njësitë për intervenim të shpejtë iu prezantuan fëmijëve 3-4 vjeç nëpër çerdhe. Atëherë na sollën njerëz të policisë financiare dhe na maltretuan 3-4 vjet – tha Dragi Zmijanac.
Në raportin vjetor të Ambasadës së fëmijëve “Megjashi” vëreheshin shkelje të mëdha të të drejtave të fëmijëve. Sipas raportit, fëmijët që më së shumti përballen me shkeljen e të drejtave janë ato të moshës 6 deri në 16 vjeç.
Vjollca Aliti