Gjuha e urrejtjes dhe keqinformimi janë çështjet më problematike me të cilat po ballafaqohen Maqedonia, në rrejete sociale, mediat, debate politike apo të ngajshme. Kjo si pasojë që çdo individ ka mundësinë të plasojë fjalën e tij edhe pse nuk është profesionist në atë që e thotë. Ndërsa, mediat mbajnë anën e një faktori politik. Mitingjet e politikës, flasin me gjuhën e urretjes, dhe nuk ka sanksione.
Edhe pse liria e fjalës dhe e shprehjes së mendimit paraqet të drejtën themelore të njeriut, e cila ka rol thelbësor në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tjera, ekspertë të kësaj fushe thonë se nuk duhet të përdoret gjuha e urretjes dhe se ajo duhet të sanksionohet nga organet kompetente, të shtetit. Rastet e shprehura me “gjuhën e urretjes”, për ambasadorin Amerikan, në Maqedoni, por edhe ambasadorët e tjerë të BE-së, grafiket në mur, “vdekje për shqiptarët”, në Manastir te Muzeu i Alfabetit është demoluar, pastaj në mure ka patur të shkruara, që përcjellin gjuhen e urretjes, me ofendime nënçmuse, ofenduese ndaj komitetit shqiptar, në Maqedoni, të gjitha këto kanë shpreh gjuhën e urretjes, thanë në panelin e sotshëm, në organizim të Institutit të Maqedonisë për media, njofton Almakos.
Thuhet në panel se Gjuha e urrejtjes nuk është inkriminuar mjaft qartë në kodin penal, ndërsa prokuroria dhe gjyqësia kanë marrëdhënie indiferente dhe nuk ekziston asnjë gjykim përfundimtar, për çka janë të nevojshme ndryshime ligjore në të cilat do të mbahet definim i gjuhës së urrejtjes.
Këto të dhëna janë nga analiza “Efikasiteti i rregullativës ligjore për mbrojtje të gjuhës së urrejtjes” të zbatuar nga shkurti deri në qershor të vitit 2017, ndërsa e prezantuar në debatin e sotëm “Si deri te zbatimi efikas me gjuhën e urrejtjes”, në organizim të Institutit të Maqedonisë për media.
Pjesëmarrësit në debat theksuan se përshkallëzimi më i madh i problemit të gjuhës së urrejtjes është regjistruar gjatë konfliktit të vitit 2001 me shprehje të antagonizmit në marrëdhëniet ndëretnike, ndërsa edhe më intensivisht kjo është regjistruar nga viti 2009 e këtej, në baza etnike dhe politike, përfshirë edhe nga mediat, e cila ka ndikimin e vet edhe në kohën e sotme.
Elena Bërmbeska nga Komiteti i Helsinkit për të Drejta të Njeriut në Maqedoni, tha se Komiteti i Helsinkit me vite monitoron gjuhën e urrejtjes në publik, kryesisht në rrjetet sociale. Dhe se në gjashtë mujorin e dytë të vitit 2016 Komiteti i Helsinkit ka regjistruar 146 raste të gjuhës së urrejtjes, ndërsa nga fillimi i vitit 2017 deri më tani ka regjistruar 46 raste të gjuhës së urrejtjes.
“Nga ndjekjet tona të gjuhës së urrejtjes në publik kemi vendosur një platformë ku i regjistrojmë raportimet e qytetarëve apo të vullnetarëve që ndjekin gjuhën e urrejtjes. Nga raportet e viteve të fundit që i kemi ekzistojnë tre baza të cilat zakonisht dominojnë si bazë për gjuhën e urrejtjes, edhe atë përkatësia etnike, politike dhe orientimi seksual”, tha Bërmbeska.
Brankica Petkoviq nga Instituti i Paqes në Lubljanë, duke marrë shembull rastet e gjuhës së urrejtjes që ndodhin në Slloveni, si vend anëtar i NATO-s dhe BE-së, tha se gjuha e urrejtjes nuk ekziston vetëm në Maqedoni, por në mbarë rajonin dhe më gjerë. Ajo theksoi nevojën që autoritetet kompetente të angazhohen më shumë në këtë fushë, që të parandalojnë rastet e këtilla, veçanërisht në media.
Petkoviq tha se gjuha e urrejtjes në Slloveni ekziston kohë më parë, mirëpo se ishte shumë e pranishme gjatë krizës së refugjatëve.
“Ndodhi që motra e një politikane publikoi në profilin e saj në ‘facebook’ duke shkruar se ‘Refugjatëve në hyrje të Sllovenisë duhet t’u kërkohet kryq, nëse nuk e kanë nuk janë ortodoks dhe duhet të kthehen’. Pastaj një gazetar nga një radio katolike ka shkruar ‘Jo me kryq por duhet t’i presim me armë dhe t’i gjuajmë’”.
Petkoviq theksoi se pas reagimeve të shoqërisë dhe publikut, gazetarit i është marrë çmimi i ndarë, më herët, nga Shoqata e Gazetarëve dhe është përjashtuar nga Partia Demokratike Sllovene (SDS), ku dhe ishte anëtar.
Nenad Zhivanovski, i cili është autor i një hulumtimi tha se Kodi penal në disa nene e inkriminon gjuhën e urrejtjes, por ato drejtpërdrejtë nuk referohen në gjuhën e urrejtjes, por e trajtojnë nënçmimin, talljen dhe nxitjen e urrejtjes dhe ndërsa Ligji për shërbime audio dhe audiovizuele e ndalon përdorimin e gjuhës së urrejtjes, por nuk parasheh sanksione për shkelësit, njofton Almakos.
Organizatorët e këtij debati rekomanduan që autoritetet gjyqësore të zhvillojnë një sistem të qëndrueshëm të parandalimit të akteve të gjuhës së urrejtjes, Prokuroria Publike patjetër të ndjek penalisht gjuhën e urrejtjes, ndërsa gjykata t’i ndjek rastet, si dhe shprehën nevojën e debatit më të gjerë me përfshirjen e përfaqësuesve të mediave, shoqatave të gazetarëve, përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor, si dhe të sektorit civil dhe qeveritar, me qëllim ngritjen e vetëdijes në nivel më të gjerë të shoqërisë në aspektin e gjuhës së urrejtjes.
Debati është pjesë e projektit “#ReForMediaMKD – Përparimi i bashkëpunimit midis shoqërisë civile, institucioneve dhe qytetarëve për zbatimin e reformave në sferën mjekësore”, të financiar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Instituti i Maqedonisë për media.
D.Kërluku
Almakos.com

