Ekipet operative të trupit Koordinues pranë komunës së Tetovës të cilët janë duke punuar në teren, edhe sot vazhdojnë me pastrimin dhe mirëmbajtjen e disa pikave kyçe të rrugëve në malësinë e Tetovës. Me mehanizim përkatë gjatë tëtë natës u punua në rrugën Shipkovicë-Brodec ku edhe për momentin bëhet largimi i shkëmbinjëve të mëdhenj të cilët paraqesin rrezik potencial, nga reshjet të cilat janë paralajmëruar edhe gjatë ditëve në vijim. Për momentin mehanizim i rëndë është derguar dhe po kryen pastrimin mbi f.Shipkovicë tek lokaliteti Livadhi i madh, ku kalon përroi i cili vitin e kaluar vërshoi, dhe kishte pasoja katastrofale për fshatin dhe banorët.
Ekipe kujdestare të ndihmës së parë dhe të Ministrisë së punëve të brendshme do të jenë prezente në teren edhe gjatë natës që në rast nevojë të ofrojnë banorëve ndihmën e nevojshme mjekësore, respektivisht të bëjnë rregullimin e komunikacionit aty ku ai zhvillohet me vështirësi.
Rruga Shipkovicë-Brodec edhe pse me vështirësi është e kalueshme për automjetet dhe banorët, andaj lusim qytetarët që pa nevojë të mos qarkullojnë në këtë drejtim rrugor.
Sipas parashikemeve të Entit për parashikime hidro-meteorologjike, gjatë 2 ditëve në vijim priten reshje intenzive të shiut në pjesën perëdnimore dhe qëndrore të vendit. Në rast të stuhive dhe reshjeve intenzive, këshillohen qytetarët të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Në raste emergjence kontaktoni numrin 193 – Njësia Teritoriale Kundër Zjarrit.
Data 18.09.2026
Aktuale
- BDI: Ndikimi i Beogradit në Maqedoninë e Veriut, shqetësim serioz
- TAV Maqedonia tërheq kufizimin për hyrjen falas në zonën “Hug & Fly”
- “Vetëm pagën kemi! Jo më e ulët se drejtorët në Kryeministri”/ gjyqtari i Apelit Genti Dokollari: Përballje e radhës, Kushtetuesja!
- Dimitrovski: Integrimi në BE mbetet qëllim strategjik, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk është problem
- Pakistan, disa të plagosur në një shpërthim gjatë faljes së xhumasë
- Djali i Kadri Veselit: Besimi ynë te drejtësia perëndimore mbetet i fortë
- Ganimete Musliu kërkon dorëheqjen e Anton Qunit pas deklaratave të tij
- “Vendim kafkian”, avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë: Vë në provë kontrollin kushtetues


