Me 02.03.2019 në ora 16.50 në vendkalimin kufitarë në Tabanoc, në dalje nga Republika e Maqedonisë Veriore, nga ana e zyrtarëve policor është arrestuar M.K.(21) nga Kosova, pasi që gjatë kontrollit të pasaportës ka dhënë pasaportë tjetër në emër të J.E.(22), transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit te ai është gjetur letërnjoftimi i tij origjinal. M.K. është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

