Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në kufi është arrestuar shkupjani i cili gjatë ditës së sotme ka vrarë gruan e tij, transmeton TV21.
“Sot (03.05.2025) rreth orës 17 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, nëpunësit policorë nga QRK Veri e kanë arrestuar N.A.(38) nga Shkupi nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje”. Sot rreth orës 15 në SPB Shkup është denoncuar se në shtëpinë familjare në Shkup, N.A. me mjet të mprehtë i ka shkaktuar lëndime bashkëshortes së tij R.A. prej të cilave ajo ka ndërruar jetë, kurse vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. N.A. është arratisur, por menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e tij dhe rreth orës 17 ai është privuar nga liria dhe në koordinim me prokurorin publik kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal”, qëndron në njoftimin e MPB-së.