Sot, në ambientet e degës së Turkologjisë, pranë universitetit “Shën Qirili dhe Metodi”, u bë hapja solemne e projektit për
“Rikonstruksionin dhe Pajisjen e Hapësirave Arsimore të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke”, të realizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), ku përveç pjesëmarrjes së Ambasadorit të Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, prezent ishte edhe nënkryetarit i TİKA-s, Dr. Mahmut Çevik, ku nikoqir në këtë ngjarje ishte shefi i degës së Turkologjisë, Prof. Dr. Osman Emin.
Në fjalën e tij përshëndetëse, nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik, foli për rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ndër vite po jep TIKA, në zhvillimin e arsimit dhe kulturës në vend dhe rajon.