Në Komunën e Zhelinës që gjendet afër qytetit të Tetovës, në zgjedhjet presidenciale për vitin 2019 ku po garojnë Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska dhe Blerim Reka, deri në ora 10 kanë realizuar të drejtën e votës vetëm 429 votues, shkruan Almakos.
Në Komunën e Zhelinës të drejtë vote kanë 23.524 persona, ndërsa në kampanjë zgjedhore nuk ka ndihmuar as Albin Kurti nga Lëvizja Vetvendosje për t`i motivuar votuesit për këto zgjedhje.
Nëse votuesit deri në ora 10 i kthejmë në përqindje i bie vetëm 1 % të kanë votuar.