Në interes edhe të Bullgarisë edhe të Maqedonisë së Veriut është të mos ketë kufijë, të kemi ndërlidhje infrastrukturore, kryetarët e komunave të dy palëve të kufirit të punojnë sëbahku, të kemi tregti të zhvilluar dhe ngjarje kulturore. Atëherë të gjitha problemet tjera, siç është gjuha e urrejtjes, do të zhduken, deklaroi kryeministri bullgar Kirill Petkov në fjalimin e tij para pjesëmarrësve në takimin në mes komunave nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, në korniza të Programit për bashkëpunim ndërkufitar 2021-2017.
Në takim, siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Sofja po mbahet në qytetin Sandanski.
Petkov shprehu shpresë, që së shpejti Bullgari do të mund të hapë rrugën e Maqedonisë së Veriut për në BE.
“Duke hyrë në BE, të dy vendet do të mund sëbashku të punojnë pa kufij dhe kufizime”, shtoi Petkov.
Në takimin e punës në mes komunave të dy vendeve morën pjesë edhe ministri për Vetëqeverisje Lokale i RMV-së Goran Milevski dhe ministri për Zhvillim Rajonal i Bullgarisë Grozdan Karaxhov. Prej palës bullgare morën pjesë komunat nga zonat e Bllagoevgradit dhe Qustendilit dhe nga pala e Maqedonisë së Veriut nga zonat verilindore, lindore dhe juglindore