Me një hapësirë prej 1400 metra katrorë hapet makrketi Ramstor në Gostivar. Janë bërë 30 punësime të reja. Për konsumatorët kanë siguruar vendparkime për 80 makina. Në hapjen solemne të pranishëm ishin drejtori gjeneral i Ramstor në Maqedoni si edhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari.
“Pas 15 viteve të ekzistimit të Ramstor, e hapim Ramstorin e parë por më të mirin në Gostivar dhe për këtë mendoj se do të ndikojë pozitivisht në ngritjen e kualitetit të jetesës. Të kemi artikujt më bashkëkohor që janë në këtë rajon edhe jam shumë i lumtur që nga mishtoret e Gostivarit sigurojmë mish, pastaj ëmbëlsira që janë shumë kualitative edhe ne si Ramstor do t’i promovojmë jo vetëm në Gostivar po në të gjithë Maqedoninë”, tha Ajdovan Ademovski, pronar i Ramstor.