Hamdi Nuhiju
E keni dëgjuar si shprehje? Thuajse nuk ka prind që nuk e ka përdorë. Ata gjithmonë i kanë këshilluar fëmijët e tyre, sidomos vajzat që të mos bien “ në gojën e hallkut “. Mos të bëhen pjesë e bisedave dhe thashethemeve në kuvendet dhe odat e të tjerëve për problemet, mangësitë, përditshmërinë dhe të ardhmen.
Problemet, mangësitë, përditshmëria dhe e ardhmja gjithmonë ka qenë gjellë e cila aspak nuk ia ka djegur buzët njerëzve që kanë zier kohën me to. Përveç gjellës, ato kanë qenë edhe top basketbolli!
Në ditën e sotit, njerëzit ndajnë buxhete prej të ardhurave të tyre mujore për me hy “ në gojë të hallkut ”.
Në gjuhën moderne “ goja e hallkut ” sot njihet si opinion-perceptim, ndërsa shkenca që e zien çorbën që të përvëlon buzët njihet si marrëdhënie me publikun. Sot, nëse nuk je “ në gojën e hallkut ”, është njëjtë sikur mos me ekzistuar.