Sipas të dhënave statistikore në SPB Tetovë në periudhën 01.01 – 30.06.2025 janë regjistruar 25 raste të denoncuara të mashtrimeve (TE-17 dhe GV-8), ndërsa në gjykatën kompetente janë dorëzuar gjithsej 32 kallëzime penale (TE-15 dhe GV-17) kundër 28 autorëve të njohur dhe 4 të panjohur për veprat penale “mashtrim” dhe “mashtrim kompjuterik” të cilat kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe, por ka edhe kallëzime të dorëzuara që kanë ndodhur në fund të vitit 2024. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar 2024, vërejmë një rënie të lehtë të këtyre veprave në zonën e mbuluar nga SPB Tetovë.
Sipas nenit 247 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kushdo që vepron në kundërshtim me këtë nen, në varësi të vlerës së dëmit të shkaktuar, do të dënohet me burgim nga 3 muaj deri në 10 vjet.
Edhe gjatë këtij viti, lloji dhe mënyra e kryerjes së mashtrimeve është e ngjashme me vitin e kaluar, siç janë mashtrimet kompjuterike, mashtrimet përmes rrjeteve sociale, mashtrimet bankare, mashtrimet në blerje-shitje, mashtrime telefonike për aksidente të rrejshme të ndodhura me pasoja të rënda dhe lloje të tjera mashtrimesh. Vlen të përmendet se këtë vit nuk janë regjistruar mashtrime me organizime të rreme festash dhe seminareve.
Sektori për Krim Kibernetik këshillon qytetarët të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm gjatë komunikimit me persona të panjohur që ofrojnë këshilla financiare për fitime përmes internetit. Asnjëherë mos instaloni aplikacione për qasje në distancë me kërkesë të të panjohurve dhe kini kujdes nga thirrjet nga numra telefoni të panjohur ose të dyshimtë. Në rast dyshimi për mashtrim, menjëherë kontaktoni bankën tuaj dhe denonconi rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Data 17.02.2026
Aktuale
- Ademi: Skandal në Strugë! Skandale në mbarë Maqedoninë e Veriut
- “Fol maqedonisht” në Strugë? (Dokument)
- Fetai: Hisja e VLEN ndahet në katër çerek
- Nëse nuk ka marrëveshje për VLEN-in, Gashi do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit
- Filipçe: Nikolloski nuk ka gjetur zgjidhje për transportuesit, a do të mbajë përgjegjësi?
- ‘Safe City’ regjistron 10% më pak kundërvajtje në javën e dytë të shkurtit
- Sejdiu: BESA nuk ka hyrë në VLEN “për të numëruar karrige”, por për të bërë ndryshimin
- Modeli politik “alla Rama” në Maqedonin e Veriut


