Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, nëpër lugina me paraqitje të mjegullës ose vranësirave të ulëta. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut, kryesisht në pjesët veriore. Në orët e pasdites dhe të natës do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval pre 1 deri 7, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 12 deri 17 gradë.
Në Shkup kryesisht moti i vranët dhe me mjegull. Në fund të ditës do të ketë reshje të përkohshme dhe do të fryjë erë mesatare jugore. Temperatura minimale do të bie deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 13 gradë.
Edhe të enjten do të ketë reshje të përkohshme të shiut, ndërsa të premten do të ketë stabilizim kalimtar të motit. Të shtunën gjatë natës dhe të dielën nën ndikimin e valës së re të lagësht priten reshje më të rrëmbyeshme të shiut. Edhe në ditët në vazhdim nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta.