Me 23.03.2019 në ora 00.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën 532 në një lokal në fshatin Marinë, Shkup është prishur rendi publik midis personave: F.F.(27) nga fshati Kadinë, Shkup, nga njëra anë dhe A.C. dhe J.C. nga ana tjetër, ku F.F. është ther me thikë, transmeton Almakos.
I lënduari është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ndërsa A.C. dhe J.C. janë arrestuar në Stacionin Policor. Po punohet për zbardhjen e rastit.