Në drejtim të arritjes së qëllimeve të definuara në Instrumentin plr reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor të Komisionit evropian (2024-2027), Ministria e Transformimit Digjital informon se janë prëgatitur katër projekt ligje.
Me miratimin e këtyre ligjeve, për Maqedoninë zhbllokohen gjithsej mbi 19 milionë euro, prej të cilave si mbëdhtetje e drejtpërdrejtë buxhetore, mbi 5,7 milionë euro grant do të vihen në dispozicion të buxhetit të shtetit, informojnë nga Ministria.
Tre prej tyre janë publikuar dhe kanë arritur në Regjistrin elektronik nacional të rregullave (ENER), ku, siç thonë nga Ministria e Transformimit Digjital, secila palë e interesuar edhe përkundër procesit konsultues deri më tani, mund të parashtrojë mendim, vërejtje dhe propozime lidhur me propozim ligjet e publikuar në afat prej 30 ditëve nga dita e publikimit.
“Ligji për komunikime elektronike – Ky ligj ka për qëllim ta harmonizojë kornizën juridike nacionale me standardet evropiane, përmes harmoniimit me Kodin evropian për komunikime elektronike 2018/1972 dhe Ligjit për gigabit infrastrukturë 2024/1309. Ligji dp të sigurojë prëditësim të kornizës rregullatore për komunikimet elektronike, përmes promovimit të investimeve në rrjetet e cilësisë së lartë me shpejtësi të madhe, mbrojtje të konsumatorëve dhe promovim të konkurrencës; do të bëjë konstatimin e kornizës gjithpërfshirëse për mbështetje të përhapjes më të shpejtë, më ekonomike dhe më të thjeshtë të rrjeteve me kapacitet shumë të lartë, të njohura si rrjete gigabite. me këtë, vendoset themeli për zhvillim të infrastrukturës digjitatale në vend”, sqarojnë nga Ministria.
Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme, ndërkaq, parasheh harmonozim të Ligjit për dokumentet elektronike, identifikimti elektronik dhe shërbimeve të besueshme me Rregullativën e BE-së 2024/1183 në pajtim me Instrumentin për rreforma dhe rritje. Qëllimi primar i ligjit është të vendosë sistem të vetëm, të unifikuar për identitete digjitale në shtet, që do të mundësojë qasje të lehtë dhe të sigurt drejt shpërbimeve publike dhe private. Me këtë do të lehtësohet shfrytëzimi i shërbimeve elektronike dhe do të rriten transaksionet elektronike mes shfrytëzuesve.
Është përgatitur edhe projekt-ligji për material arkivor dhe veprimtari arkivore me të cilin vendoset baza bashkëkohore juridike për menaxhim me aktivitetet arkivore, përfshirë përdorimin elektronik të dokumenteve arkivore, që do ta përmirësojë ruajtjen dhe efikasitetin operativ të institucioneve arkivore në vend.
“Njëherit, Ligji për siguri të rrjeteve dhe sistemeve informuese i cili është bazë për harmonizim me direktivën NIS 2 të Bashkimit Evropian u publikua për herë të dytë më 29.01.2025, pa çka u mbajt debat publik dhe i njejti pritet të hyjë në procedurë qeveritare në gjysmën e dytë të marsit. Ligji ka për qëllim të sigurojë nivel të lartë të rezitencës kibernetike, me atë që parasheh integrim të sigurisë kibernetike në çdo segment të transformimit digjital”, thonë nga Ministria e Transformimit Digjital.
Përmes kësaj pakoje të ligjeve, htojnë, Minitria e Tranformimit Digjital e vendoë bazën juridike për reforma gjithpërfhirëe, fundamentale dhe të prekshme në sferën e teknologjive informatiko-komunikuese dhe transformimit digjital të vendit. Me realizimin me kohë të hapave të paraparë sigurohen mjete të konsiderueshme për reforma të përshpejtuara dhe zhvillim, të cilat do ta përmirësojnë rritjen ekonomike dhe do ta ndihmojnë vendin në rrugën drejt BE-së.