Rregjistri i nxënësve në shkollat e mesme, për afatin e parë të vitit 2017/2018, nuk ka mbushur numrin e paraparë të drejtorëve të shkollave në Strugë dhe Dibër, ndërsa ndryshe thonë nga Shkollat e mesme në Shkup e Tetovë, ku numri i nxënësve, ka qenë i lartë, në regjistrimin e afatit të parë. Fakti se kriteri i kuotave të pikëve, për pranim ka kushtëzuar shumë nxënës, drejtorët e këtyre shkollave bëjnë përpjekje që për përmushjen e paraleleve të parapara, të bëjnë negociata, për pranimin e nxënësve më sukses jo të lartë në mësime. Por, kjo do të shihet në afatet e tjera, ku edhe pritet të paraqiten edhe gjysma e nxënësve, të cilët nuk janë paraqitur ose nuk kanë mbushur kriteret e parapara arsimiore, njohton Almakos.
Drejtori i shkollës “28 Nëntori”, në Dibër, Qeram Lleshi, thotë për Almakos, se pritet interesimi i nxënësve, për regjistim në afatin e korrikut dhe gushtit, ndërsa në afatin e parë nuk ka patur edhe aq interesim.
“Janë paraqitur pjesërisht sepse pjesa më e madhe vendosin në gusht të paraqiten, megjithëse kemi një afat tjetër më 5 korrik. E zakonshmja është që shumica paraqiten në afatin e gushtit, ato të vitit të dytë, të tretë dhe të katër të gjithë paraqiten, vetëm se e zgjedhin afatin. Ndërsa, për vitet e para paraqiten jo në aq numër sa kemi parashikuar, ata janë të informuar”, thotë Lleshi, për Almakos.
Ai shton se shpërndarja e nxënësve do të duhet të bëhet në mënyrë propocionale, duke patur parasysh suksesin, se sa të shkëlqyeshëm janë.
“Kriteret janë të qarta se në afatin e parë, paraqiten nxënësit që marrin më shumë poena, që është caktuar, deri në 60 pikë është numri minimal i pikëve si kusht për regjistrim, ku 80 është maksimumi. Ku me këto pikë pranohen nxënësit, qoftë në afatin e paraë apo të dytë. Për afatin e tretë ne bëjmë një kërkesë për nxënësit , të cilit nuk kanë të arritiura të larta, ku janë përafërsisht me 45 poena, për përmbushjen e numrit të nxënësve, në paralelet tona.
Parashikimi është se pesë klasë të vitit të parë planifikojmë ti kemi në gjuhën shqipe dhe tre në gjuhën maqedonase, por hapsirë ka më shumë, zakonisht deri aty arrin, sepse dihet se siç e shohim edhe në 8 vjeçare numri është i kufizuar, të semimaturantëve. Për çdo vit sikur bie numri i nxënësve. Ky fenomon tashmë është i njohur, për arsye të emigrimit të shumë familjeve në vend”, thotë Qeram Lleshi, drejtor i gjimnazit “28 Nëntori”, Dibër, për Almakos.
Drejtori i shkollës “Ibrahim Temo”, në Strugë, Xheladin Muça, për Almakos thotë se mësimi në shkollën e mesme mësohet në tre gjuhë, por paralelet me numër më të madh janë ato të shqiptarëve.
“Mësimi zhvillohet në tre gjuhë, shqip, maqedonisht dhe turqisht. Kryesisht dominojnë nxënësit në gjuhën shqipe. Në vitin e parë kemi 6 paralele, në gjuhën shqipe. 3 në gjuhën maqedonase dhe 1 në gjuhën turke. Deri tani, në afatin e parë në paralelen e gjuhës shqipe janë jegjistruar 117 nxënës, nga të cilët janë pranuar 65 nxënës, të cilët kanë plotësuar numrin e kuotëve të paraparë. Në gjuhën maqedone janë paraqitur 62, ndërsa janë pranuar 58. Kurse, në gjuhën turke janë paraqitur 5 nxënës në një paralele, por vetëm 2 janë pranuar”, thotë Muça, për Almakos.
Ai shton se numri i nxënësve, këtë vit, për dallim me vitin e kaluar, bazuar në shkollën tetëvjeçare është rritur.
“Në krahasim me vitin e kaluar, ne kemi parasysh trendin e ikjes larg vendit, por këtë vit fatmirësisht pak është rritur, diku 10 përqind më shumë, ku vjet kemi patur 102, ndërsa sivjet 15 më shumë, flas për paralelet në gjuhën shqipe.
Për moment pritet të plotësohen në dy afatet e tjera, meqë gjysma e vendeve është boshe, sepse paralelet janë nga 25 deri në 34 nxënës
Ne kemi bërë kërkesë te Kuvendi Komunal, që paralelet të jenë nën 25, qëllimisht të ruhet kuadri arsimor, gjithsesi kjo ndërlidhet me buxhetin e shkollës”, thotë Drejtori i shkollës “Ibrahim Temo”, në Strugë, Xheladin Muça, për Almakos
Jehona më e madhe është shënuar nëpër gjimnaze dhe shkollat e mesme të mjekësisë dhe ekonomisë. Në Gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup. Në shkollën e mesme “Saraj”, jehona e regjistrimit ka qenë gjithashtu e lartë. Për jehonën jashtë- zakonisht të lartë flasin dhe në Shkollën e mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov”, Në “Arseni Jovkov”, “Cvetan Dimov”. Ndërsa edhe shkollat e mesme në Tetove, në afatin e parë ka patur të interesuar shumë, por janë kufizuar nga kriteri i pikëve për pranim. Do të shihet në afatin e korrikut dhe gushtit, se a do të përmbushen të gjitha paralelet e parashikuara, në gjuhën shqipe, maqedone dhe turke, njohton Almakos.
- D.Kërluku
- Almakos.com

