Në zgjedhjet presidenciale dhe lokale për Republikën e Maqedonisë Veriore dhe për Komunën e Dibrës deri në ora 10 kanë votuar vetëm 561 persona, shkruan Almakos.
Edhe përskaj një kampanjë zgjedhore me përkrahje edhe nga Kosova, Lëvizja Vetvendosje për Blerim Rekën dhe AAK me Daut Haradinajn për kandidatin e BDI-së për kreun e komunës, përsëri dibranët kanë vendosur që fjalën përfundimtare ta thuan para përfundimit të orarit të zgjedhjeve.
Në përqindje nga gjithsejtë 18.574 votues që kanë të drejtë vote, kanë votuar vetëm 561 persona ose 3 %.