Në kuadër të forcimit të lidhjeve mes vendlindjes dhe diasporës dhe krijimit të kushteve sa më të mira për qëndrim në vendlindje, në 81 komuna në Maqedoninë e Veriut do të hapen 81 zyra komunale për bashkëpunim me diasporën, njoftoi ministri Xhemail Çupi.
“Ndjehem shumë i gëzuar pasi përfundimisht u dërgua propozim memorandumi për hapjen e zyrave komunale për bashkëpunim me diasporën në 81 komuna në RMV.
Këta zyra do të shërbenin si urë për informim dhe mbështetje për qytetarët e RMV që jetojnë në diasporë. Rrjedhimisht në secilën komunë do krijohej një strukturë e veçantë për çështje nga diaspora me fokus themelor në forcimin e komunikimit dhe marrëdhënieve me komunitetet dhe shoqatat tona jashtë vendit. Andaj, shfrytëzoj rastin që të dërgoj apel te pushteti lokal, pa përjashtim, që të përkrahin këtë iniciativë që synim kryesor ka mbështetjen e diasporës sonë”, njoftoi ministri Çupi.
Data 14.09.2025
Aktuale
- MASH: Mësim online në katër shkollat e Gazi Babës, për shkak të zjarrit në Trubarevë
- Betim Hasani, djali që me talent dhe përkushtim u bë kampion në garat ndërkombëtare në Zyrih të Zvicrës
- VLEN: BDI flet për ajrin, por 20 vite i helmonte qytetarët me korrupsion!
- Maliqi: Radoiçiq, një kërcënim i përhershëm për Kosovën, nën vëzhgimin e SHBA-së dhe partnerëve ndërkombëtarë
- Ngjarje e rëndë në Chicago, gjenden të pajetë trupat e një gruaje me dy fëmijët e saj në liqenin e Michiganit! Dyshohet për krim familjar
- Gjeorgjievksi për mbeturinat në rrugë si një pamje e keqe për kryeqytetin
- Ali Ahmeti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike
- Gjoba të shumta për marketet, të cilat nuk respektuan detyrimin për publikimin e çmimit të produkteve online