Alsat 2020-02-13T08:52:53+01:00
Mëngjesin e sotëm më ftohtë ka qenë në Berovë dhe Kriva Palanka, ku janë matur -5 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë ka qenë në Dojran ku temperatura ka arritur 4 gradë Celsius.
Trashësia e dëborës e matur në orën 7 është 7 centimetra në Kodrën e Diellit dhe 4 në Hanet e Mavrovës.
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryj erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Gjatë natës do të ketë paraqitje të mjegullave. Temperatura e ditës do të jetë prej 8 deri 15 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbaj mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 12 gradë Celsius.
Loading…



