Me 14.02.2019 rreth orës 22.20, zyrtarët policor nga Sektori për punë të brendshme në Tetovë në një parking përskaj autostradës Tetovë-Shkup, kanë hetuar veturën e tipit “Opel Astra” me targa nga Tetova, ku janë gjetur D.M.(39), A.M.(23), V.Gj.(41) dhe B.C.(41), të gjitha nga Tetova, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit në veturë dhe më vonë te A.M. është gjetur marihuanë dhe mbetje nga kokaina. Personat janë arrestuar dhe mbajtur për procedurë të mëtutjeshme.
Para arrestimit, D.M. e ka sulmuar zyrtarin policor. Pas dokumentimit të rastit do të ngriten padi adekuate penale.