Në vendvotimin 2695 në Aerodrom nuk punojnë UV lampat, por votimi nuk është ndërprerë, transmeton Almakos.
Në vendvotimin 2704 në Aerodrom, një vëzhgues partiak e shkel të drejtën e privatësisë së votës pasi që qëndron afër votuesit dhe sheh se për cilin opsion po votojnë qytetarët.
Në vendvotimin numër 2809, një qytetare iu është dhënë fleta e votimit, e kanë lyer me sprej dhe para se të votoj, nga Këshilli Zgjedhor është vërtetuar se ajo nuk gjendet në Listën Zgjedhore. Fletvotimin ia kanë marr dhe nuk i kanë lejuar të votoje. Këshilli Zgjedhor e ka orientuar të paraqitet deri te Komisioni Komunal Zgjedhor dhe se ajo është “fajtore se pse nuk gjendet në listë”.



