Përveç deputetëve të shumicës, Alsat mëson se shumica parlamentare ka mbështetjen edhe të disa partive opozitare për votimin e ndryshimeve kushtetuese për finalizimin e Marrëveshjes me Greqinë për emrin. Edhe pse Partia Socialiste, partner i koalicionit me VMRO-në, nuk pranoi që të prononcohet, Alsat mëson se socialistët të cilët kanë 3 mandate në Kuvend, gjatë takimit të një dite më parë të liderëve, kanë qenë konstruktiv sa i përket referendumit. Madje ata vazhduan të qëndrojnë në takim edhe pse Mickovski e lëshoi të njëjtin. Mbështetjen për finalizimin e Marrëveshjes për emrin për Alsat sot e konfirmuan edhe Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa e Bilall Kasamit, të dyja këto parti opozitare. Respektim të rezultatit të referendumit premtoi edhe Liljana Popovksa, kryetare e partisë për Ripërtëritje Demokratike. Deputeti i “Opsionit qytetarë për Maqedoninë” Pançe Minov, për Alsat sot theksoi se është kundër ndryshimit të emrit, por megjithatë, tha se gjithçka varet nga referendumi në vjeshtë, dukë lënë ta hapur mundësinë për votën e tij, nëse referendumi del i suksesshëm.
Shumica numëron 70 deputetë
LSDM 50
BDI 10
BESA 3
PDSH 2
Amdi Bajram 1
Vesel Memedi 1
Partia për Ripërtëritje Demokratike 2
Partia Turke 1
Partitë opozitare që paralajmërojnë se do mbështesin ndryshimet kushtetuese për çështjen e emrit janë:
ËZRT Partitë opozitare që mbështesin ndryshimet Kushtetuese
Aleanca për Shqiptarët- 2 deputetë
Lëvizja Besa e Kasamit- 2 deputetë
Mbështetjen nuk e pohojnë e as nuk e mohojnë:
Partia Socialiste me tre deputetë dhe Pançe Minov nga Opsioni Qytetarë për Maqedoninë
Bazuar nga ky fakt kundërshtarët e ndryshimit të emrit VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni, “Për Maqedoni më të mirë”, numërojnë vetëm 42 deputetë. Por të kundërtën e tha kreu i VMRO-së Mickoski, i cili javën e kaluar tha se grupi i parlamentar i partisë së tij në Kuvend ka 48 mandate.
VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” për momentin në Parlament kanë 48 deputetë, kjo është më pak se 72 deputetët e tjerë.
Shumica parlamentare që nga konstituimi i Parlamentit ka tërhequr deputetë të partive të tjera parlamentare. Edhe pse në fillim kishte vetëm 62 deputetë, shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM-ja tani numëron 70 deputetë. Megjithatë, për ndryshimet kushtetuese nevojiten dy të tretat e votave, apo 81 deputetë.