Me ndryshimet e propozuara të Ligjit për pagë minimale, të cilat janë në rend dite të vazhdimit të sotëm të seancës së 53-të në Kuvendin e
Republikës së Maqedonisë, shteti planifikon t’i stimulojë punëdhënësit të cilët kanë probleme financiare t’i paguajnë pagat e rritura të punësuarve të cilët janë rritur mbi pagën minimale dhe të arrijnë deri në 18.000 denarë pagë neto. Sipas Propozimit, mbështetja financiare do të sigurohet në periudhën
nga korriku deri në dhjetor të këtij viti dhe do të arrijë 30 për qind nga dallimi mes pagës bruto të të punësuarit në muajin vijues dhe pagës mesatare bruto të punëtorit e paguar në tetor, nëntor dhe dhjetor të viti të kaluar. Mbështetja maksimale financiare mund të arrijë 1.200 denarë. Sipas projeksioneve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, nëse aplikojnë të gjithë që i përmbushin kushtet për masën, do të përfshihen rreth 50.000 të punësuar dhe 15.000 punëdhënës. Me ndryshimet paraprake të Ligjit për pagën minimale, paga minimale u rrit në 12.000 denarë në vlerë neto, me çka rreth 90.000 punëtorëve me orar të plotë pune u është rritur paga. Gjithashtu, me ndryshimet e Ligji është barazuar paga minimale në të gjitha veprimtaritë, përfshirë edhe sektorët e prodhimit të tekstilit, prodhimin e rrobave dhe prodhimin e
lëkurës edhe prodhimeve të ngjashme të lëkurës, te të cilët në periudhë e fundit lartësia e pagës minimale ishte në nivel më të ulët. (9.590 denarë, kundrejt 10.080 në sektorët tjerë).Me rritjen e pagës minimale, erdhi deri te afrimi i pagave të punëtorëve të cilët kanë paga minimale dhe punëtorëve të cilët para rritjes së pagës
minimale kanë pasur përafrisht deri 12.000 denarë. Për shkak kësaj, thuhet në sqarim, u vendos nevoja për mbështetje financiare nga shteti për tejkalimin e hendekut nga barazimi të një pjese të pagave për shkak harmonizimit me pagën minimale që u paraqit te kompanitë me punë intensive, gjegjësisht ndërmarrjet te të cilat shpenzimet e të punësuarve përbëjnë më shumë se 50 për qind nga shpenzimet e përgjithshme. Sipas Propozimit, mbështetja financiare sigurohet për punëdhënës i cili
është person juridik apo ushtrues i pavarur i veprimtarisë, i cili vitin paraprak ka pasur shpenzime për të punësuarit (paga, kompensime, tatime për paga dhe kontribute nga sigurimi i obligueshëm social) në vlerë më të lartë se 50 për qind nga shpenzimet e përgjithshme. Që ta fitojnë mbështetjen financiare është e nevojshme që punëdhënësi në
tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2017 punëtorit t’i ketë paguar pagë bruto mesatare deri në 26.250 denarë, të mos jetë i liruar nga pagesa e kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social ose tatimi persona i të ardhurave për punëtorin, të ketë statusin e obliguesit aktiv, si dhe t’i ketë të shlyera obligimet në bazë të pagës, kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social dhe tatimet, në përfundim me ditën e fundit të muaj për të cilin sigurohet mbështetje financiare. Mjetet për pagën e mbështetjes financiare sigurohen nga Buxheti i RMsë. Për zbatimin e ligjit që sillet në procedurë të shkurtuar, do të duhet rreth 372.000.000 denarë për vitin 2018, gjegjësisht 892.800 denarë pë vitin 2019.
Data 07.02.2025
Aktuale
- EMRI/ Shpërthimi i një lokali në Fushë Krujë me tritol, blutë identifikojnë autorin e ngjarjes! Shpallet në kërkim 41 vjeçari, e pëson dhe i ati
- Brenda muajit automjetet zyrtare do të pajisen me targa speciale
- EMRAT/ Vijon maskimi si zyrtarë të institucioneve vendore për zhvatjen e biznesmenëve! Arrestohet 26 vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, përfituan 6 mijë euro nga sipërmarrësi
- Dalin për herë të parë pamjet se si dukej Arbana Osmani nuse
- Dr. Kristo Papa, humanist me profesion dhe në praktikë, ndihmon shkollën shqipe “ Iliria” në Londër!
- MPB: Alarmet për bomba nëpër shkolla janë të rrejshme
- Punonjësi humbi jetën gjatë rikonstruktimit të një objekti në kalanë e Beratit, arrestohet administratori i firmës së ndërtimit pas rreth 2 muaj arrati
- Arrestohet në Spitalin e Tetovës një 34-vjeçar, dyshohet për marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur