Shkupi, Tetova dhe Manastiri janë qytetet me ajrin më të ndotur në vend. Autoritetet e Qytetit të Shkupit njoftuan se kanë Þlluar spërkatjen e rrugëve të qytetit me acetat kalciumi dhe magnezium, për çka presin që ndotja e ajrit të ulet prej 10 deri 30%. Por qytetarët thonë të kundërtën, se autoritetet nuk po ndërmarrin asgjë dhe se ndotja e ajrit po ndikon dukshëm në shëndetin e tyre.
“Po na pengon edhe atë shumë, edhe pse jemi duahnpirës, por me të vërtetë shumë është ajri 4 I ndotur. Të ketë regjim në komunikacion të bëhet siq ka qenë më herët qift tek”.
“Po normal qe na pengon, këto veturat e vjetra ndotin shumë, populli sëmuret nga kjo,duhet që institucionet të marrin masa,të mos lejojnë importimin e veturave të vjetra, mos të lejojnë që të regjistrohen veturat e vjetra. Nuk marrin asnjë masë deri tani asgjë gati çdo vit është
njëjtë”.
“Me të vërtet ajri është shumë i ndotur sidomos në Shkup, shumë pak janë marrë masa një numër i madh i makinave duhet të ndalohen, të ketë kujdes edhe me ngrohjen mos të përdoren gomat. Ndotja e ajrit u pengon të gjithëve fëmijëve pleqve të gjithëve”.
“Nuk më besohet se janë marrë masa, Shembull këto fabrikat që ndotin duhet të vëndojnë filtra, tani thonë se shumë kushtojnë ato, por më mirë ajo të paguhet se sa qytetarët ta paguajnë me shëndet”.
“Na mbyti ndotja, nuk kanë faj këto që djegin drunj,nuk është tek drunjt është te gazrat, veturat, na mbytën. Disa pogona të fabrikave që janë hapur edhe ato po e bëjnë ndotjen e madhe, askush nuk merr masa presin të bjer shi. Të ndërprenë disa pogona, ja Jugohromi si e kanë mbyllur 40 % është pastruar, veturat duhet të ndahen qift dhe tek”. Sa për ilustrim për shkak të ndotjes së ajrit, në Sarajevë autoritet kanë vendosur regjimin për makinat çift-tek, ndërsa në Iran është ndërprerë procesi mësimor. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në Maqedoni në vit vdesin mbi 1200 persona nga ajri i ndotur.
Data 31.03.2026
Aktuale
- (VIDEO) Gashi: Institucionet fetare janë promovuesit më të rëndësishëm të tolerancës
- Kafe pa pagesë për turqit para ndeshjes Kosovë-Turqi: Pozhari kujton pilotët e parë turq që bombarduan Millosheviqin!
- Qyra: Realizimi i Korridorit VIII nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri për zhvillimin e Strugës, Maqedonisë së Veriut dhe gjithë rajonit
- Ekonomisti Baush: O ndërtojmë Korridorin 8 dhe ecim përpara, ose mbetemi peng i kufizimeve të së kaluarës
- Ndërron jetë e reja shqiptare
- Pse tarifat e energjisë elektrike do të shtyhen deri më 1 maj?
- Selami kërkon ndryshime: Të harmonizohen ligjet
- Rreth 25 mijë nxënës pritet të regjistrohen në shkolla të mesme

