SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër L.C.(35) nga Recica e Vogël, Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos.
Me 15.12.2018 në rrugën ‘Luboten’ në Tetovë, zyrtarët policor ia kanë kontrolluar shtëpinë ku kanë gjetur dhe konfiskuar kokainë dhe mjete tjera.