SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër Sh.D.(24) nga fshati Veleshtë, Strugë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e tre veprave penale “vjedhje e rëndë”, transmeton Almakos.
Në periudhën nga 11.12.2018 deri me 20.12.2018 në rajonin e Ohrit, i padituri nga tri persona ia ka vjedhur çantat, paratë dhe celularin me çka ka shkaktuar një dëm material prej 25.000 denar.