Qendra Regjionale Jug ka ngritur padi penale kundër A.P.(35) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ falsifikim të dokumenteve “, transmeton Almakos.
Gjegjësisht me 29 nëntor të vitit 2018 në vendkalimin kufitar Bogorodica, i padituri ka treguar një marrëveshje të rrejshme të shitblerjes së një veture.