Sektori për punë të brendshme në Shkup ka ngritur padi penale kundër A.B.(51) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, vepër e dënueshme sipas nenit 215 nga Kodi Penal, transmeton Almakos.
Me 20.03.2019 zyrtarët policor kanë kryer kontroll te i padituri, ndërsa më vonë, ditën e njëjtë, në bazë të urdhrit gjyqësor kanë kryer kontroll në shtëpinë e tij ku kanë gjetur dhe konfiskuar heroinë.