Sektori për punë të brendshme në Kumanovë ka ngritur padi penale kundër I.B.(44) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”, transmeton Almakos.
I.B. i punësuar në Burgun e Kumanovës, reparti në Kriva Pallankë, që gjendet në fshatin Kshanje, Kumanovë, në vendin e punës si referent i pavarur për edukim praktik të burgosurve, e ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare dhe në hapësirën që gjendet në rrethin e burgut me qëllim që t`ia shes të burgosurve në burg ka sjell dhe fshehur një celular.