Stacioni policor në Vinicë ka ngritur padi penale kundër G.A.(52) nga Vinica për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”, transmeton Almakos.
Me 27.09.2017 dhe 12.10.2017 i padituri, si manipulues në “Plackovica” Vinicë ka dhënë tre leje për transport të druve për ngrohje nga parcela në pronësi të një personi nga Kocani, pa pëlqimin paraprak të tij.