SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër D.S.(23) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ ikje nga pagesa e tatimit”, transmeton Almakos.
Me 13.12.2018 në një bastore sportive në Tetovë, e paditura derisa ka qenë në vendin e punës, ka shtypur tre tiketa për lojëra në vlerën prej 119.280 den, pa i paguar paratë për të njëjtat.


