SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër Xh.Z.(24) nga fshati Radishani, Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ keqpërdorim të dhënave personale” dhe “ rrezikim të sigurisë”, transmeton Almakos.
Me 20.11.2018 në rrjetin social në Facebook, i padituri ka krijuar një profil të rrejshëm me emrin e një vajze nga Tetova ku ka publikuar fotografi intime. Pastaj, i padituri përmes telefonit vajzës i ka dërguar porosi me kërcënime për jetën e saj dhe jetën e familjes së saj.