Stacioni Policor nga përgjegjësia e përgjithshme në Demir Hisar ka ngritur padi penale kundër G.K.(47) nga Demir Hisari për kryerjen e veprës penale “ keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”, transmeton Almakos.
Me 08.02.2016 i padituri, si drejtor i shkollës fillore ‘Goce Dellcev’ në Demir Hisar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë nga data 29.07.2013, ka nënshkruar marrëveshje me një firmë nga Prilepi për sigurimin e kujdestarisë së shkollës fillore ‘Goce Dellcev’ në Demir Hisar ku ka shkaktuar një dëm prej 43.436 den nga buxheti i shkollës.