SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër R.B.(26) nga Plovdivi, Republika e Bullgarisë, D.R.(24) nga Shkupi, N.S.(21) nga Shkupi dhe K.E.(34) nga Gostivari nën ekzistimin e dyshimeve se kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë, transmeton Almakos.
Me 02.03.2019 në servisin në rrugën Buteli në Shkup, të paditurit duke përdorur forcën janë futur brenda dhe kanë vjedhur mjete në vlerë prej 309.000 denar.