Zyra e jashtme për punë kriminale në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër A.M.(23) nga fshati Tuin, Kërçovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos.
Me 17.10.2018 rreth orës 11.45 në rrugën “Marshal Tito” në Kërçovë, zyrtarët policor i kanë kontrolluar personat dhe veturën me targa amerikane, e drejtuar nga i padituri ku kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

