Zyra e jashtme për punë kriminale në Strugë ka ngritur padi penale kundër E.R.(20) nga fshati Kalishtë, Strugë dhe P.I.(24) nga fshati Veleshtë, Strugë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos.
Me 16.03.2018 në fshatin Kalishtë gjatë kontrollit të paditurit të dytë, zyrtarët policor kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, e cila paraprakisht është blerë nga i padituri i parë.