Kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri të ditur se ndihmës-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të vijë së shpejti në Shkup ku temë kryesore do të jenë sulmet kibernetike. Në takim, siç tha Kovaçevski, do të diskutohen detajet rreth bashkëpunimit me NATO-n, por edhe me vendet anëtare të veçanta që janë më të avancuara në fushën e luftës kundër hakerëve.
Ndërkohë, kryeministri bëri të ditur se do të propozojë që të shpërblehet një nga inxhinierët që ka punuar për trajtimin e pasojave të sulmit të hakerëve në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
“Dua të falënderoj inxhinierët. Kryeinxhinieri tani është në pushim mjekësor për shkak të rraskapitjes, pasi ka punuar 24 orë në ditë. Unë do të propozoj që atij t’i jepet një çmim shtetëror në emër të të gjithë inxhinierëve kompjuterikë që aktualisht po punojnë për parandalimin e sulmeve kibernetike”, ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski. /SHENJA/
Data 23.07.2026
Aktuale
- Luvri rihap galerinë pas vjedhjes së bizhuterive
- Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Sot seanca e fundit plenare, protestuesit “rrethojnë” Kuvendin: Nuk na përfaqëson Parlamenti i krimit!
- Lufta ia shkatërroi dy biznese, por sipërmarrësja ukrainase nuk dorëzohet
- Sot shpallet aktgjykimi për rastin e kanosjes ndaj Hysni Gucatit
- Vazhdon gjykimi për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, gjashtë të akuzuarit para drejtësisë
- E pabesueshme/ Bota u bashkua kundër Argjentinës, 23 milionë firma për ta përjashtuar nga Kupa e Botës!
- “Luigj Gurakuqi, me emërimin e At Nikollë Kolaj, mësues, ligjëroi zyrtarisht hapjen e shkollës në…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur
- Mëngjes i freskët, deri në 29 gradë gjatë ditës



