Alsat 2019-07-08T15:34:53+02:00
Për njerëzit e parë të Komunës së Ohrit, UNESCO nuk kërkoi prishjen e ndërtimeve pa leje që janë në zonën e mbrojtur. Sipas kryetarit të komunës Konstantin Gjeorgjievski, së pari duhet të përcaktohet se sa prej 409 ndërtimeve të paligjshme rrezikojnë mjedisin dhe të merret vendim se cilat objekte do të rrënohen.
UNESCO nuk na kërkon të rrënojmë 400 ndërtime pa leje, sepse kjo është e pamundur. UNESCO kërkon nga ne të vlerësojmë ndikimin ndaj mjedisit të këtyre objekteve nëzonën e mbrojtur dhe t’i heqim ato. Mendimi im është që objekte të tilla nuk ka më shumë se gishtat e të dyja duarve kur flasin për objekte të mëdha- deklaroi Konstantin Gjeorgjievski – Kryetar i Komunës së Ohrit.
Qeveria lokale pretendon se pa asnjë lëshim ndaj askujt, do të prishë të gjitha objektet e ndërtuara ilegalisht që ndikojnë në mjedis. Sipas regjistrit të njoftuar së fundi nga komuna në zonën e mbrojtur në bregun e Liqenit të Ohrit, në pjesën e vjetër të qytetit dhe Parkun Kombëtar të Galiçicës ka 409 ndërtime pa leje. Nga këto, 82 janë pajisje, 16 objekte të përkohshme, 8 plazhe, 80 shtëpi, apartamente dhe objekte akomodimi, ndërsa pjesa tjetër ka ndërhyrje më të vogla dhe ndërtime. Gjeorgjievski kërkoi ndihmë nga shteti për të kryer punën.
Çdo objekt që do të ketë vendim për mënjanim do të hiqet. Ju mendoni se komuna është e aftë të merret me këtë me një inspektor ndërtimi dhe me një tender prej një milion e gjysmë denarë për heqjen e ndërtimeve të paligjshme? Ohri nuk është vetëm i banorëve të Ohrit. Shteti duhet të kujdeset për të vendosur rend të gjendjes që për vite me radhë është nxjerrë nga rrjedha- theksoi ai.
Ambientalistët janë pesimistë se gjërat mund të ndryshojnë për mirë.
Në këtë situatë, është shumë e vështirë për këtë periudhë të shkurtër që të gjitha ndërtimet e paligjshme, varësisht nga lloji i ndërtimit, të rrënohen ose eliminohen siç kërkohet nga UNESCO. Do të duhet një dozë e madhe aftësish për t’u marrë me të gjitha ndërtimet e paligjshme dhe nuk është e drejtë nëse disa ndërtime të prishen dhe të tjerët mbeten në të njëjtin vend- paralajmëroi .
Sipas informacioneve të televizionit Alsat, asnjë nga këto objekte të regjistruara në regjistër nuk është legalizuar ose ka filluar procedurë legalizimi sipas Ligjit për Legalizim. Nga komuna informojnë se javën e kaluar kanë shpallur tender për përzgjedhjen e një kompanie për rrënim. Shtojnë se në raportin e UNESCO-s thuhej se komuna e Strugës duhet të veprojë në përputhje me rrethanat në territorin e saj, sepse i gjithë rajoni është nën mbrojtje. Javën e kaluar, UNESCO i dha Maqedonisë afat deri në shkurt të vitit 2020 për t’iu përgjigjur pozitivisht të gjitha 19 vërejtjeve dhe për të vepruar mbi numrin e madh të ndërtimeve pa leje. Më pas, në sesionin e ardhshëm të 44-të do të vlerësojë progresin një vjeçar, nga i cili do të varet nëse liqeni do të mbetet nën mbrojtjen e kësaj organizate ndërkombëtare.
Miki Trajkoski
Loading…

