Mbrëmë (rreth orës 22 e 15 minuta, në Stacionin policor në Gostivar, është denoncuar se në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, në lokacionin ,,Strazhë,, ka ndërruar jetë 37-vjeçari G.D. nga Shkupi, vozitës i autobusit ,,Mercedes,, me targa të Shkupit.
“Pasi që me autobusin kanë ndaluar për të pauzuar në lokacionin ,,Strazhë,, dhe për një moment 37-vjeçarit i është përkeqësuar gjendja shëndetsore ku edhe ka humbur ndjenjat, kështu që mjekët nga ndihma e shpejtë e Gostivarit, të cilët kanë qenë të thirrur në ndërkohë, vetëm se e kanë konstatuar vdekjen”, njoftojnë nga policia.
Prokurori publik dhe ekipi nga Stacioni policorë Gostivar, kanë kryer inspektimin në vendin e ngjarjes, kurse me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit G.D. i është dorëzuar familjes.
Data 24.03.2026
Aktuale
- Albin Kurti sot feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vite mbushi
- Nis procesi i intervistimit për Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit! Emrat e të gjithë kandidatëve që garojnë për postin
- Arrestohet në Tiranë një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i dënuar për trafik lëndësh narkotike
- Nis kontrolli i pikave të karburantit për respektimin e uljes së TVSH-së
- Kadriu: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta, ndërsa e konteston pushteti!
- FSSH: Spitalet duhet të kontrollojnë rezervat e heliumit, mund të ketë ndërprerje të furnizimit
- Aliu: Me prokurimin publik tre vjeçar do të ulen çmimet e terapive për sëmundjet e rralla
- Trençevska: Masa e Qeverisë për karburantet është e vonuar, nevojiten masa shtesë


