Një 45-vjeçar nga Gjevgjelia, i dënuar me burg, ka ndërruar jetë në burgun e Kumanovës, njoftoi sot Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë.
“Sot në ora 00:30 në SPB Kumanovë është njoftuar se i dënuari I.P (45) nga Gjevgjelia ka ndërruar jetë në Burgun e K’shanjës.
Një mjek i urgjencës ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune”, njofton policia.
Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për obduksion, shtojnë nga SPB Kumanovë.