Alsat 2019-04-07T09:19:01+02:00
Aktorja dhe ish-kryetarja e komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec-Aleksiç (45), mbrëm rreth orës 23:00 është gjetur e vdekur në banesën e saj në Shkup.
Jozyrtarisht, thuhet se bëhet fjalë për vetëvrasje. MPB njoftoi se sot zyrtarisht do të informoj publikun në lidhje me rastin.
Biljana Beliçanec-Aleksiç nga viti 2013 deri në vitin 2017 ishte kryetare e komunës së Kisella Vodës e përzgjedhur me kandidaturë nga partia e VMRO-DPMNE-së. Pas daljes nga skena politika ajo i ishte rikthyer teatrit.
Ishte e martuar me regjisorin nga Manastiri, Sashko Millenkovski. Beliçanec ka lënë dy fëmijë adoleshent të cilët i ka nga martesa e parë, me një stomatolog nga Shkupi.
Loading…