Sot në fshatin Hasanbeg të Shkupit ka ndërruar jetë imami Atulla Aliu. Ai ka qenë kusheri i ish komandantit të UÇK-së, Harun Aliu.




“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi.
Sot, para namazit të xhumasë, pas një sulmi në zemër, Baba Hoxh hfz. Ataullah Aliu ia dorëzoi shpirtin Krijuesit, i kënaqur me kaderin e Zotit dhe me vendimin hyjnor.
Namazi i xhenazes do të falet të shtunën (19 shtator) në drekë te xhamia e vjetër e Hasanbegut, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezën e Kamenikut.
Lutuni për shpirtin e tij!”, thuhet në njoftimin e familjarëve.