Shfrytëzuesit e disa rrugëve në kryeqytet sot do të kenë ndërprerje në furnizimin me ujë në disa periudha gjatë ditës, kumtuan nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup.
Shfrytëzuesit e rrugëve “Sofiska”, “Briselska”, “Njegosheva”, “Kopenhagenska”, “Stokholmska” dhe “Petar Draganov” do të kenë ndërprerje në furnizimin me ujë prej orës 09:30 për shkak të ndarjes së shahtit në rr.”Moskovska” 12. Ndërprerja, siç kumtoi Ujsëjellësi, do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve të punës.
Për shkak të kyçjes f100mm në rr.”9 Maji” 4, ndërprerje të ujit do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës së njejtë.
Furnizimi me ujë do të ndërprritet prej orës 09:00 deri në përfundimin e punëve.