Presioni i fuqishem i bashkësisë ndërkombëtare ka penguar dëshirën e Ali Ahmetit dhe disa bashkëpunetorëve të tij që të bëjnë koalicion me VMRO DPMNE-në, njoftojnë burime partiake për mediumet maqedonase. Sipas këtyre burimeve, ndërkombëtarët ia kanë kujtuar edhe njëherë Ahmetit se VMRO dhe BDI janë humbesit më të mëdhenj të 11 dhjetorit, prandaj vendimi eventual për të bë një koalicion kundër vullnetit të popullit, mund të destabilizojë Maqedoninë. Diplomatët perëndimorë kanë kerkuar nga Ahmeti që të përkrah një qeveri të LSDM-së me opozitën shqiptare, mirëpo sipas burimeve partiake, Ahmeti është përgjigjur se nuk mund të ja kthejë në këtë moment shpinën partnerit të tij strategjik, Nikolla Gruevski. Mirëpo pas presionit të madh të ndërkombëtarëve, Ahmeti thënë se nuk do të bëjë koalicion as me VMRO DPMNE-në, e as me LSDM-në dhe Maqedonia të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Data 23.03.2026
Aktuale
- Mbi 1600 gjoba gjatë fundjavës së zgjatur
- BDI: 40 avancime në Regjistrin Qendror, asnjë për shqiptarët
- “Kam 35 vite nëpër gjyqe!”- Harta e re, “mali” i dosjeve dhe kolapsi i Gjykatës së Apelit, BIRN: Stoku shtohet! Kosto të mëdha për qytetarët që kërkojnë drejtësi
- VMRO-DPMNE ngre dyshime të forta: A ishte Bashanoviq ndërmjetës në marrëveshje kyçe dhe ndryshimin e emrit të shtetit?
- Bllokohen 50 tonë ushqim! Ndalohet importi i mishit dhe arrave të pasigurta
- Reagon BDI: 40 avancime në Regjistrin Qendror, 0 për shqiptarët!
- Ja sa pritet nafta të shtrenjtohet nga mesnata në Maqedoninë e Veriut?
- Një banor i Kumanovës vdiq pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore deri sa po voziste veturë

