Ish Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përkujtuar me një mesazh në faqen e tij në facebook ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë ne vitin 1999.
“Sot, 27 vite nga ajo ditë historike u provua se ai mision i NATO-s, ishte i domosdoshëm dhe ndryshoi historinë e Ballkanit përgjithmonë”, shkruan Meta.
Mesazhi i plotë:
Si sot, 27 vite më parë NATO nisi bombardimet për të ndaluar gjenocidin e Sllobodan Millosheviçit për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës, që kulmoi me çlirimin e saj më 12 qershor 1999.
Sot, 27 vite nga ajo ditë historike u provua se ai mision i NATO-s, ishte i domosdoshëm dhe ndryshoi historinë e Ballkanit përgjithmonë.
Kosova është sot jo vetëm një shtet i pavarur dhe faktor paqeje e stabiliteti, por edhe një demokraci funksionale për t’u marrë shembull.
Mirënjohës përjetë SHBA, Britanisë së Madhe dhe gjithë vendeve të Aleancës që morën atë vendim historik.
Prej 27 vitesh NATO është në Kosovë dhe tani është koha që Kosova të jetë anëtare e NATO-s.
© S


