Kuvendi i Shqipërisë ka nisur me nderime për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare dhe u përcoll ditën e sotme për në banesën e fundit.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali në nisje të seancës kërkoi që deputetët e Kuvendit të mbanin një minutë heshtje në nderim të Kryepeshkopit të ndjerë.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali në nisje të seancës kërkoi që deputetët e Kuvendit të mbanin një minutë heshtje në nderim të Kryepeshkopit të ndjerë.
“Me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, Kryepeshkopi Anastas kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri, në paqen dhe miqësinë mes popujve të rajonit dhe rajonit në botë”, tha Kryetarja e Kuvendit.
Ajo theksoi se “Kryepeshkopi Anastas u respektua nga besimtarët, qytetarët dhe institucionet e të dy vendeve, Greqisë dhe Shqipërisë si qytetar i vendit ku shërbeu deri në fund të jetës së tij dhe do të prehet deri në amshim”.
Elisa Spiropali: Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta. Nuk do e kemi më mes nesh atë që me vizionin, dijen, vullnetin dhe vendosmërinë e tij në kushte të mungesa e vështirësive, gjatë më tepër se 3 dekadave ringjalli, ringriti dhe rindërtoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Frymëzoi dhe mbështeti brezat e rinj të klerikëve ortodoks shqiptarë me dijet aftësitë dhe përkushtimin për të konsoliduar dhe vazhduar misionin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Projektoi, mbështeti dhe promovoi institucionet arsimore, humanitare e shëndetësore që u kanë shërbyer dhe u shërbejnë të gjithë qytetarëve shqiptarë pavarësisht besimit e përkatësisë fetare.
Me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, Kryepeshkopi Anastas kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri, në paqen dhe miqësinë mes popujve të rajonit dhe rajonit në botë.
Për shërbimin e tij kishtar, Kryepeshkopi Anastas u respektua nga besimtarët, qytetarët dhe institucionet e të dy vendeve, Greqisë dhe Shqipërisë si qytetar i vendit ku shërbeu deri në fund të jetës së tij dhe do të prehet deri në amshim.
Duke shprehur në emër të Kuvendit të Shqipërisë ngushëllimet Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë për këtë humbje të madhe, si edhe në shenjë nderimi e mirënjohje ndaj Kryepeshkopit ju ftojmë të mbajmë 1 minutë heshtje.