MPB njofton se ka ndaluar një shtetas turk në Shkup, për shkak se dyshohet e ka zhavtur një person në një shumë prej 6.650 eurosh.
“Më 26.01.2026 në orën 13:40 në shëtitoren “Dimitar Vllahov” në Shkup, nëpunës policorë nga NJPB Qendër dhe Bit Pazar e kanë privuar nga liria K.K. (30) nga Turqia. Ai dyshohet se ka mashtruar një shtetas tjetër turk për shumën prej 6.650 eurosh.
Sipas denoncimit, në tetor 2025, ai ka hyrë në kontakt me personin përmes një rrjeti social dhe i ka premtuar se do t’i ndërmjetësojë për marrjen e dokumenteve të punës dhe qëndrimit në vend, pas çka, në disa raste përmes llogarisë së transaksionit iu paguan mjetet financiare.
Pasi K.K. ndaloi së kontaktuari me të, i dëmtuari e denoncoi rastin në stacion policor. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim./Telegrafi/


