Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore ka stopuar ndërtimin e minaresë së xhamisë së Ali Pashës në qendër të Ohrit. Inspektorët e kësaj drejtorie në një raport të tyre kanë shkruar se ka parregullsi dhe lëshime në procesin e ndërtimit, ashtu që janë shqiptuar edhe dënime në adresë të investitorit, informon INA.
Zvonimir Nikolovski, udhëheqës i sektorit për prevenim dhe mbikqyrje të trashëgimisë kulturore tha për TV24 se investitori nuk i është përmbajtur vendimit për konservim të këtij objekti gjatë procesit të meremetimit dhe ndërtimit. Xhamia daton nga shekulli 15 dhe se duhet të ndërtohet minareja me gjatësi prej 32 metrave.
Shoqata maqedonase “Vetëdija” tashmë dy vite po proteston kundër meremetimit të kësaj xhamie, duke e lënë vetëm si objekt muze pa minare. (INA)
Data 21.03.2026
Aktuale
- Krisin grushtat në kazino, një person bëhet për spital
- Nikolloski: Rritja e çmimeve të derivateve, nuk do të shkaktojë kosto shtesë në punimet infrastrukturore
- Sali: Personat me Sindromën Down nuk kanë nevojë për mëshirë, por për mundësi dhe mirëkuptim
- Kriza e naftës: A po shkon ekonomia drejt kolapsit?
- VMRO-DPMNE: Maqedonia ka çmimet më të ulëta të karburantit në rajon
- 18-vjeçari nga Shkupi gjendet pa shenja jete në Gostivar, pritet obduksioni
- Mbi 20 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, udhëtuan jashtë shtetit për fundjavën festive
- Vedat Muriqi drejt rekordit historik te Mallorca

