Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar dy persona nga Shkupi, të dënuar me burg, e të cilët ishin lejuar me leje nga autoritetet e burgut të Idrizovës.
Nga MPB thonë se të njëjtit nuk i ishin bindur urdhrit të Policisë për t’u ndaluar dhe u përpoqën të arratiseshin.
“Më 6 tetor 2025, në afërsi të lagjes Nova Kolonija, zyrtarë policorë nga Sektori për Operacione Speciale Policore, duke vepruar sipas një plani të SPB Shkup, kanë arrestuar N.A. (45) dhe A.J. (23) nga Shkupi. Të dy personat ishin të dënuar, por ndodheshin në pushim (me leje) nga burgu “Idrizovë”. Ndërsa po udhëtonin me një veturë “Range Rover” në rrugën “Pançe Nedelkovski” në Shkup, rreth orës 20:20, ata nuk u ndalën në urdhrin e policisë dhe u përpoqën të ikin”, thuhet në njoftimin e MPB-së.